Baza teknike
Gjatë gjithë këtyre viteve të prezencës së saj shoqëria ECOTECH, ka përvetësuar dhe zhvilluar bazën saj teknike, jo vetëm në lidhje me planifikimin dhe instalimin e Njësive por edhe në prodhimin e pajisjeve dhe vënien në praktikë të sisteme të posaçme për çdo rast specifik
Baza teknike përbëhet nga:
- Seria e planeve që ajo përmban.
- Arkivi i jashtëzakonshëm i cili përmban të gjitha punimet që janë kryer që nga viti 1970 deri më sot.
- Biblioteka e saj e pasur
- Ndjekja nga afër dhe studimi i funksionimit të Njësive dhe të pajisjeve si dhe regjistrimi i të papriturave dhe të rezultateve të parashikuara nga përcaktimet kimike.
Fuqia njerëzore, baza teknike, përvoja në vepra të mëdha.

Drejtuesit e ECOTECH njohin shumë mirë aktualitetin grek dhe veçoritë e tij. Njohin mirë të dhënat mbi bazën e të cilave planifikohen Njësitë, filozofinë me të cilën prodhohen këto Njësi, kushtet në të cilat do të funksionojnë si dhe problemet e mundshme që mund të shfaqen
Në ECOTECH planifikimi i Njësive fillon me menaxhimin sa më të saktë të mbetjeve në vendin në të cilin prodhohen, me qëllimin edhe përballimin e tyre në mënyrën sa më të mirë të mundshme
Zgjedhja e tipit të Njësisë, bëhet në bazë jo vetëm të sasisë dhe të karakteristikave të mbetjeve, por edhe të mënyrës e cila është edhe burimi i prodhimit të tyre, të vendit ku prodhohen, të mënyrës dhe të vendit që është në dispozicion për përpunimin e tyre, të sasisë të baltës apo llumit si produkt, si dhe të shumë parametrave të tjerë
Nëse do të instalohet një Njësi konvencionale që përfshin rezervuarë betoni, në të cilat vendoset pajisja, apo një Njësi e instaluar më parë (compact) kjo do të varet nga shumë faktorë siç u përmend edhe më lart
Gjithashtu nëse një Njësi do të vë në përdorim metoda konvencionale apo metoda të reja siç është edhe ajo e «shtratit të lëvizshëm» dhe të membranave, është një vendimmarrje që do një kujdes të veçantë, sepse varet nga një sërë faktorë të cilët u përmendën më lart por edhe në varësi të rrethanave të veçanta

.
ECOTECH është e para shoqëri në planifikimin dhe prodhimin e Njësive të vogla dhe të mesme të përgatitura më parë, për mbetjet urbane dhe ato industriale

Këto Njësi prodhohen ose me metoda konvencionale (ajrosje të tejgjatur) ose me metoda të reja siç është ajo e «shtratit të lëvizshëm» dhe të membranave.
Prodhohen në shumicën e rasteve nga çelik i paoksidueshëm dhe kanë një jetëgjatësi, gjë që tregon se n.q.s është bërë një zgjedhje e saktë e metodës, do të funksionojnë për një periudhë të gjatë dhe do rezistojnë në kohë.
Gjithashtu thjeshtësia e funksionimit të tyre si dhe kostoja e ulët e mirëmbajtjes së tyre, janë parimet bazë në të cilat mbështetet planifikimi i këtyre Njësive.